Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ndarë i kënaqur me barazimin ndaj Prishtinës.
Ai ka thënë se barazimi ishte epilogu real i takimit.
“Disa trajnerë po ma prishin lojën edhe mua. Po ia prishin lojën e bukur Llapit. Por, është e rëndësishme kjo pikë për faktin se kemi një orar më të mirë. Do ta bëjmë maksimumin të jemi sa më lart në tabelë. Ishte një lojë e taktizuar nga të dyja skuadrat, ku kemi pritur gabimet. Patën disa raste tona, por sidoqoftë morëm një rezultat pozitiv. Kemi orar të mirë për të përfunduar lart në tabelë. Lojtarët dhanë maksimumin nga vetja. Kemi një skuadër të mirë dhe mund të marrim rezultate të mira. Llapi besoj meriton Evropën. Barazimi ishte epilog real”, ka thënë Batatina.
Pas javës së 31-të, Prishtina është në vendin e pestë me 42 pikë, ndërsa Llapi ka një më pak në të gjashtin.