Me 25 vota për dhe 4 vota kundër votohet vendimi për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Podujevës nga viti 2014 në vitin 2015 dhe destinimin në kategori të caktuara buxhetore, në mbledhjen e mbajtur sot në Kuvendin e Komunës së Podujevës.
Drejtori i Drejtorisë për Politikë dhe Financa, Isuf Latifi, paraqiti mjetet të cilat do të destinohen në kategori të caktuara ekonomike sipas specifikacionit, i cili është pjesë përbërëse e këtij vendimi. Sipas tij, 297 mijë e 39 euro të hyra vetanake do të barten nga viti 2014 në vitin 2015.
Kategorit që do mbulohen nga këto mjete janë:
Administratë Komunale 159 mijë e 681 euro.
Shëndetësi 14 mijë e 465 euro e 50 cent.
Arsim 128 mijë e 892 euro e 55 cent.
Për këtë propozim pati kundërshti nga ana e opozitës, derisa pozita tha se e mbështet plotësisht këtë vendim, sepse sipas tyrë është në përputhje me ligjin e financave.
Në fund, Drejtori i Drejtorisë për Politikë dhe Financa, Isuf Latifi, tha se mjetet që po barten janë mjete që nuk janë investuar as në muajin nëntor, as në muajin dhjetor.
“Mjetet e muajit nëntor alokohen kah muaji dhjetor, kurse, ato të muajit dhjetor alokohen kah 15 janari”, ka thënë Latifi.
Ky propozim për vendimin e bartjes së te hyrave vetanake të Komunës së Podujevës nga viti 2014 në vitin 2015 dhe destinimin në kategori të caktuara buxhetore, erdhi pas miratimit në mblerdhjen e Komitetit për
Politikë dhe Fianaca, të mbajtur më 26 shkurt 2015.
Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës u miratuan edhe dy propozimet e rendit të ditës:
Propozimi i vendimit për transfer të mjeteve buxhetore në kategorinë e pagave në sektorin e arsimit për vitin 2015;
Rishqyrtimi i vendimit për miratimin e kërkesës së Sabit Halitit nga Podujeva për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, për shkak të parcelizimit të ngastrës kadastrale nr. 607-2. /llapi.info