Ka ndërruar jetë sot komandanti i njësisë speciale në Zonën e Llapit, Fadil Mulliqi, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit bëhet nesër ( e diele), në ora 17;00 në varrezat e qytetit tek hekurudha.

Fadili ishte kthyer nga mërgimi për t’ju bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për lirinë e Kosovës, gjatë betejës së Kaçandollit më 1 maj 1999 ishte plagosur, ndërsa pas rikuperimit menjëherë i ishte bashkuar bashkëluftëtarëve për të vazhduar luftën për çlirimin e Kosovës.

Nga pas lufta ishte pjesë e strukrurave udhëheqëse të shoqatave të dala nga lufta, së fundmi barte pozitën si sekretar organizativ i OVL në Llap.

 

 

/llapi.info