Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës (ShTAK) në bashkëpunim me Grupin e Çiklistëve të Podujevës “Podujeva’s Cycling Group” organizuan sot një aktivitet me biçikleta në qytetin e Podujevës. Aktiviteti u organizuar për nder të Ditës Botërore të Turnizimit dhe përfshiu një shteg prej 39 kilometrash.

Aktiviteti me biçikleta filloj në ora 10:00 nga Sheshi i Qytetit dhe përshkoj disa nga fshatrat e Podujevës si: fshatin Balloc, Herticë, Drazhnje, Turuqicë, Orllan, Batllavë, Dumosh, Sfeqël, Surkish.

Këtij aktiviteti i’u përgjigjen vetëm 18 çiklistë për shkak të kushteve të dobta atmosferike.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte vizita dhe eksplorimi i disa pikave turistike duke përfshirë Minierën e Drazhnjes, Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” dhe Liqenin e Batllavës.

Ky aktivitet nuk kishte karakter garues, ndërsa mosha e pjesëmarrësve në aktivitet ishte 16+./Llapi.info