Mungesa e urës i detyron që banorët e fshatit Dvorishtë të Komunës së Podujevës, t’i përvjelin pantallonat për të kaluar rrugën që të arrijnë deri të shtëpitë e tyre.
Në disa pjesë, me vetiniciativa, banorët e këtij fshati, kanë ndërtuar ura që fëmijët e tyre të mund të kalojnë lumin që kalon përmes fshatit.
Sipas banorëve, para 3 viteve komuna e Podujevës investoi duke e futur rrjedhën e lumit Llap në gypa, mirëpo ata gjithashtu kanë thënë se kjo punë është bërë me dallavere.
Prandaj, ata këtë projekt po e vlerësojnë pothuajse të dështuar, sepse sa herë bie shi, shtëpitë e oborret e tyre vërshohen nga uji.
Banorët thonë se tani e 3 vite pa reshtur kërkojnë ndihmë nga komuna.
Klan Kosova ka provuar të kontaktoj me komunën, por kjo ka qenë e pamundur të shtunën. E nëse nuk ndërhyhet shpejt, Dvorishta rrezikon të zbrazët, meqë banorët e kësaj zone kanë filluar të largohen në mungesë të infrastrukturës së nevojshme./klankosova.tv