Ka përfunduar pa gola ndeshja mes Llapit dhe Ferizajt në xhiron e 33-të të Superligës së Kosovës, njofton Llapi.info.
Ndeshja ishte e baraspeshuar nga të dyja skuadra, pa ndonjë rast të volitshëm për shënim. 0-0, ishte epilogu përfundimtar i kësaj ndeshjeje të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Me këtë barazim, Llapi ka 42 pikë dhe radhitet në vendin e gjashtë në tabelë, kurse Ferizaj ka 34 sosh dhe pozicionohet në pozitën e parafundit.
Kjo është ndeshja e pestë radhazi pa fitore për ekipin që drejtohet nga Tahir Batatina.
/llapi.info