Ekipi nga Podujeva, KF Llapi, është mposhtur në udhëtim te Ballkani me rezultat 1-0, shkruan Llapi.info.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Albion Rrahmani kur po zhvillohej minuta e 32’.

Me këtë humbje, Llapi gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë me 42 pikë të tubuara, kurse Ballkani ka 69 sosh në vendin e parë.

Në xhiron tjetër, Llapi pret në “Zahir Pajaziti” Gjilanin,  e në anën tjetër, Ballkani do të ketë punë me Ferizajn.

 

 

 

 

 

 

/llapi.info