Përgatitjet për dimër tashmë kanë filluar. Hapësirat e pakta që kanë qytetarët që jetojnë nëpër banesa, po u shkaktojnë problem sepse drutë që priten të shfrytëzohen për dimër, po vendosen në hapsira të papërshtatshme.

Një gjë e tillë po ndodh edhe në hyrjen II të objektit të ndërtesës që gjendet sipër ëmbëltores “Kimi”. Për këtë, një lexues i portalit ka shprehur ‘mllefin’ e tij, pasiqë për shkak të atyre drujëve nuk po mund të shfrytëzojnë daljen në parking. Si pasojë e këtij veprimi të pandërgjegjshëm, ata për të dalë në parking detyrohen të sillen kah hymja tjetër./Llapi.info

Foto