Klubi nga Podujeva, KF Llapi, ka njoftuar se në edicionin tjetër, kjo skuadër do t’i zhvillojë ndeshjet edhe natën nën ndriçimin e reflektorëve, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit, këtë projekt e ka pranuar i pari i FFK-së, Agim Ademi i cili në koordinim të plotë me UEFA-n dhe FIFA-n do bëj të mundur që stadiumi “Zahir Pajaziti” të marr pamjen e merituar me reflektorë.

Njoftimi i plotë:

Sot në selinë e Federatës së Futbollit e Kosovës është dorëzuar projekti për rregullimin e mëtejm të infrastrukturës sportive në stadiumin “Zahir Pajaziti” ku për qëllim ka vendosjen e reflektorëve në stadium dhe zhvillimin e ndeshjeve të edicionit 2023/24 nën ndriçimin e reflektorëve.

Këtë projekt me kënaqësi e ka pranuar i pari i FFK-së, z. Agim Ademi i cili në koordinim të plotë me UEFA-n dhe FIFA-n do bëj të mundur që stadiumi “Zahir Pajaziti” të marr pamjen e merituar me reflektorë.

Qëllimi i këtij projekti i inicuar nga Presidenti i klubit, z. Beqir Batatina dhe ikona llapjane, trajneri ynë, z. Tahir Batatina është mundësimi i kushteve të favorshme për zhvillimin e aktivitetit futbollistik të rinisë sonë dhe talentëve të ekipit të parë dhe kategorive të reja.

Ky është lajmi i vitit për gjithë sportdashësit llapjanë që e kanë pritur me vite këtë infrastrukturë sportive dhe kjo nuk do të jetë e tëra.