Dy persona në dy raste të ndara janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit, të dytë janë të dyshuar për dhunë në familje.
Siç thotë Policia e Kosovës, njëri është liruar, kurse tjetri është dërguar në mbajtje.
Njoftimet:
Podujevë 15.05.2023 – 20:40. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me rekomandim të prokurorit pas intervistimit është liruar.
Podujevë 16.05.2023 – 17:56. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima me kërkesën e saj është dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
/llapi.info/