Policia e Stacionit të Podujevës ka njoftuar për Llapi.info se gjatë 24 orëve të fundit në fshatin Dobratin të Podujevës ka arrestuar një person të dyshuar për të shtëna me armë në aheng familjar, me ç’rast janë konfiskuar dy armë pushkë automatike.
Siç njofton policia, i dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar në qendër të mbajtjes.
Poashtu, Policia e Stacionit të Podujevës raporton për një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Peran të Podujevës. Nuk është raportuar për të lënduar në njerëz.
Ndërsa, një aksident tjetër i tipit “Godit e ik” raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Podujevë janë shqiptuar 12 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info