Barërat me esencaile nuk janë pjesë e QKMF-së në Podujevë. Ato mungojnë dhe qytetarët duhet të gjejnë mënyrën për tu furnizuar vetë me to.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës, Agron Hyseni, ka thënë se barërat i siguron Ministria e Shëndetësisë dhe sipas tij, deri më tani nuk më ka ardhur asnjë ankesë nga pacientët për mungesë të tyre.
“Disa nga barërat furnizohet nga Ministria e Shëndetësisë. Ka mungesë të tyre, por tek unë ende nuk ka ardhur asnjë ankesë nga ana e pacientëve për mungesë të tyre”, ka thënë Hyseni.
Ai po ashtu ka treguar se furnizimi me barëra nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë nuk është 100 për qind i plotë. Sipas tij, ajo furnizon QKMF-në me rreth 80 për qind të tyre.
Faik Hoti, Drejtor i Informimit në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se ministria e bënë furznimin me barëra sipas litës VEN.
“Ministria e Shëndetësisë ka një listë të njohur si lista VEN (Vitale, esenciale dhe joesenciale), përmes së cilës bënë furnizimin me barëra në tri nivele. Tek barërat vitale, hyjnë barërat më të domosdoshme për qytetarët. Ministria mundohet të bëjë furnizimin e tyre, mirëpo, buxheti për barëra nuk është asnjëherë i mjaftueshëm, andaj, ajo mundohet që këto barëra ti siguroj sipas mundësisë që ka ajo”, ka thënë Hoti.
Ai po ashtu ka treguar se Ministria e Shëndetësisë sivjet ka ndarë 4 milion euro më shumë për furnizimin me barëra në QKUK.
Ne të martën kemi vizituar edhe drejtorin e QKMF-së në Podujevë, Zaim Thaçin, për të parë se çfarë mendon ai rreth kësaj çështje, mirëpo, ai nuk e ka hapur derën e zyrës së tij për sa kohë që ne kemi pritur, edhe pse është dëgjuar duke lëvizur dhe trokitur me disa gjëra brenda në zyrë.
Një listë të cilën llapi.info e ka siguruar përmban këto barëra esenciale të cilat mungojën:
NaCl 0.9% inf.
Glukoz 5% inf.
Ringer inf
Sistem
Kanilla
Dexazon amp.
Diazepam amp.
Furosemid amp.
Ceftriaxon amp.
Në disa raste diklofen amp.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës, Agron Hyseni, nuk ka dhënë përgjigje për këtë listë të barërave./llapi.info