Nesër nga ora 09:00 deri në orën 18:00 do të mbyllet për qarkullim rruga Podujevë – Shajkoc. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Informimit në Podujevë.

Ky segment i rrugës rajonale do të jetë i mbyllur te vendi i quajtur “Te bagrenat” në Surkish, për shkak të realizimi të punimeve në ndërtimin e kolektorit.

Komuna ka lutur qytetarët që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët alternative./Llapi.info