Mbrëmë rreth orës 21:00 një banesë është djegur në Lagjen e Dëshmorëve në Podujevë. Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur një banor i kësaj lagjeje.
Sipas banorit, banesa është djegur për shkak të vjetërsisë së instalimit të energjisë elektrike, instalim ky që është bërë tash e 15 vite.
Të lënduar në njerëz nuk ka, ndërsa dëme materiale po.
Llapi.info mëson se në vendin e ngjarjes mbërmë kanë dalur edhe Shërbimi i Zjarrfikësve, Policia dhe ekipet e Keds-it.
Ndërsa, familja e cila ka qenë pronare e kësaj banese të djegur është dashur ta dal nga banesa për shkak të tymit të madh që ka qenë brenda në banesë./Llapi.info