Një person nga Podujeva pati humbur jetën në një aksident që ndodhi më 31 dhjetor të vitit 2022, rreth orës 17:00 në Prishtinë, shkruan Llapi.info.
Aksidenti pati ndodhur në Vranjevc, ku i riu llapjan u godit nga një veturë në natën e vitit të ri.
Viktimë ishte Arbnor Jupolli nga fshati Shajkoc i Podujevës.
Babai i të ndjerit, me një rrëfim emocionues, ka thënë se i biri vdiq si pasojë e garave me vetura.
“Djalin e kujtoj çdo sekondë. Nuk po hiqen kujtimet e tina. Thonë që koha e shëron dhimbjen, por jo, vetëm po shtohet. Ngjarja ka ndodhur në natën e vitit të ri. Djali ka ndërruar jetë pasmesnate, afër orës 03:00. Djali ka thanë po dal po e pi një kafe, ka shkuar tek një shok. E kam thirr në telefon rreth orës 18:00, mu ka lajmëruar Emergjenca. Më kanë thanë djalin e ka shkel një kerr”, thotë ai për Insjaderin.
“Djalin e kam gjet gjallë në Emergjencë. I ishte këputur këmba. Ishte goditu fort. Gjakderdhje të brendshme. Por, rreth orës 03:00, i është keqësuar gjendja dhe ndërroi jetë. Thuhet se djali kur ka dalë nga furra, ka kalu rrugën. Shoferi që ka shkaktuar vdekjen e djalit tim, dihet, sipas banorëve, thuhet se ka qenë duke bërë gara. As që ka frenuar. Janë kamerat që i ka prokuroria. E ka godit, është ndalë ma lart atje”, thotë tutje ai.
Më poshtë video:
/llapi.info/