Bokseri nga Podujeva Tefik Bajrami është shpallur kampion i Evropës në verzionin WBU(World Boxing Union) kategoria 91 kilogram duke mposhtur kundërshtarin hungarez, Attila Makula.
Edhe pse në fillim te meçit Bajrami pati vështirësi , ai në rundin e pestë ishte dukshëm më i mirë se hungarezi të cilit ia shkaktoi humbjen duke nokautuar tri herë.
Tefik Bajrami iu gëzua fitores në prani të një numër të madh të spektatorëve të cilët ishin tubuar në sallën e sporteve “Hakif Zejnullahu” në Podujevë,
Bajrami është boksieri i parë shqiptar që fiton titullin e kampionit të Evropës në Kosovë./ Llapi.info