Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 08:25 në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë më urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, ka arrestuar një të dyshuar mashkull K/Shqiptar, i cili po kërkoj nga policia. I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës dërguar mediave./Llapi.info