Nesër me 6 tetor në sheshin “Ali Ajeti” në Podujevë, Shoqata e mjedrave nga Podujeva “Mjedra e Llapit” dhe Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Podujevës së bashku me programin e USAID-it, AGRO do ta organizojnë ditën e Mjedrës.

Për nder të kësaj dite janë organizuar një serë aktivitetesh.

Së pari, dhjetra kultivues të Mjedrës do të mund t’i ekspozojnë produktet e tyre me çmim promocional. Fermerët do të jenë në stendat e tyre nga ora 09:00 – 16:00.

Ndërsa, në ora 11:00 do të mbahet një manifestim i shkurtër kulturor.

Komuna e Podujevës ka ftuar të gjithë qytetarët llapjanë që së bashku ta shënojnë Ditë e Mjedrrës në Podujevë./Llapi.info