Shoqata e mjedrave “Mjedrat e Llapit” dhe Drejtoria për Bujqësi në komunën e Podujevës së bashku me programin e USAID-it kanë organizuar aktivitete të ndryshme lidhur me promovimin e mjedrave vendore në sheshin e qytetit të Podujevës.
Sot më 06.10.2015 kultivuesit e mjedrave në qytetin e Podujevës do të qëndrojnë nga ora 09:00 deri në orën 16:00 në sheshin “Ali Ajeti” ku do të promovojnë dhe shesin mjedrat e tyre me çmim promocional. Nga ora 11:00 do të mbahet një manifestim i shkurtër kulturor.
Komuna e Podujevës ka ftuar të gjithë qytetarët llapjanë që së bashku ta shënojnë Ditë e Mjedrës në Podujevë./Llapi.info