Rrjeti informativ evropian “Euronews” ka raportuar në lidhje me rastin e djeshëm kur kryeministri Isa Mustafa u prit me vezë në Podujevë gjatë një fjalimi që po mbante për shënimin e Ditës së Mjedrës në këtë komunë.
“Euronews” raporton se kjo është hera e dytë që kryeministri ka qenë cak i hedhësve të vezëve muajin e kaluar, ligjvënësit e opozitës hodhën vezë në drejtim të tij derisa ai po fliste në Kuvend në lidhje me mbarëvajtjen e dialogut me Serbinë, transmeton Llapi.info.
As vezët e së martës, siç thotë “Euronews”, nuk arritën cakun e tyre.
http://www.euronews.com/2015/10/07/kosovo-pm-pelted-with-eggs/