Janë liruar aktivistët e Vetëvendosjes, Blerim Maqastena dhe Gramos Latifi, të cilët gjatë ditës së djeshme në Podujevë kanë gjuajtur vezë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Ata u arrestuan dje nga policia në momentin kur filluan të gjuanin vezë në drejtim të kryeministrit Mustafa, kur ky i fundit kishe marrë fjalën e rastit në shënim të ditës së Mjedrës në Podujevë.

Blerim Maqastena, aktivist i Vetëvendosjes, ka treguar për Llapi.info se aksioni ka qenë politik dhe qëllimi i tij ka qenë të shprehin pakënaqësin ndaj Zajednicës.

“Është aksion politik i organizuar nga disa aktivistë si kundërshtim i Zajednicës. Qëllimi ndoshta nuk ka qenë me e rrok, por më shumë me shpreh pakënaqësin tonë”, ka thënë Maqastena për Llapi.info.

Ai ka treguar se gjykata për kundërvajtje ka shqiptuar një dënim prej 150 euro ndaj tij.

Ndërsa, për të pritur vendimin për dy aktivistët e VV-së, para gjykatës kishin dalur dhjetra aktivistë të Vetëvendosjes./Llapi.info

12067858_10204844606610668_7532096_n

12083653_10204844606970677_1621057549_n

12067828_10204844608250709_1912401940_n