Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu e ka quajtur qesharak vendimin e gjykatës që i dënoi sot aktivistët e Vetëvendosjes që gjuajtën me vezë kryeministrin.
Veliu ka thënë për Indeksonline se nëse dikush dënohet me 150 euro për sulm ndaj kryeministrit dhe prishje të tubimit, atëherë kjo konsiderohet mos besim ndaj organeve të rendit.
“Nëse është e vërtet dënimi, i atyre që gjuajnë me vezë kryeministrin dhe prishin tubime, me 150 euro është qesharak”, ka thënë Veliu.
Veliu ka thënë se kjo është pasiguri për shkak se, sipas tij, edhe ata që punojnë në institucione mund të ndjehen të pasigurt.
“Kjo është një pasiguri dhe mosbesim në institucione se çdo kush mund të sulmoj prej kreut më e lartë të shtetit e tutje. E edhe ata që punojnë nuk mund ta ndjejnë veten të sigurt që të punojnë dhe tu kënaqen sukseseve të veta në shtetin e tyre”, ka thënë Veliu./Indeksonline