Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se ka kërcënuar me thikë dy persona, një mashkull dhe një femër.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia ka thënë se i dyshuari ka probleme psikike.
/llapi.info/