Rrugë, ara e oborre të përmbytura. Kjo është gjendja në fshatin Orllan të Podujevës, pas rrebesheve të shiut që përfshinë disa pjesë të kësaj komune, pasditen e së mërkurës, shkruan Llapi.info.

Llapi.info ka siguruar pamje nga banorë të shumtë, ku shihet se edhe rrugët janë vërshuar nga uji.

Përveç në fshatin Orllan, vërshime të mëdha ka pasur edhe në fshatin Dyz dhe në Batllavë.

Më poshtë pamjet: