Durim Salihu, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Podujevës, ka mbajtur premtimin. Ai ka asfaltuar aneksin e rrugës “Besnik Restelica”, për të cilën kishte premtuar se do të bënte një zgjidhje.
Salihu ka treguar për Llapi.info se 152.3 metra është gjatësia e rrugës që është asfaltuar ditë më parë në Lagjen e Restelicëve, ndërsa gjerësia është 3 metra. Derisa, bankina e kësaj rrugë në të dy anët është 75 cm.
Salihu ka bërë të ditur se punimet në këtë rrugë i ka kryer kompania “Papemburg”./Llapi.info