Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund.
Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive.
PROMOTED CONTENT
Një rast i tillë i vjedhjes ishte raportuar të ketë ndodhur para disa ditësh në Podujevë, për çka Policia tashmë ka iniciuar rast.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 27-vjeçar, i cili ka deklaruar se në mëngjesin e 4 qershorit e ka parkuar veturën në fshatin Lluzhan, por të njëjtën nuk e ka gjetur aty kur ka shkuar pas 10 ditësh.
I riu ka vendosur të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e denoncuar rastin, me shpresën që do ta gjejnë automjetin e tij, Golf 2.
Si rezultat i denoncimit, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.