Klubi nga Podujeva ka njoftuar mbrëmë se ka rikthyer në ekip mbrojtësin Ilir Blakcori, shkruan Llapi.info.

‘Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me futbollistin llapjan, mbrojtësin e majtë, Ilir Blakçori. Blakçori rikthehet në shtëpi pas katër vitesh të kaluara tek skuadra e Dritës, ku ishte ndër futbollistët më të mirë. Marrëveshja me Ilirin është finalizuar në orët e vona të ditës së shtunë ku prezent ishte edhe Presidenti i klubit, z. Beqir Batatina. Projekti i nisur nga drejtuesit e klubit për edicionin e ri 2023/24 është projekt i bazuar në ekip të prodhimit vendor, pasi që barrën kryesore do ta mbajnë futbollistët llapjanë. Iliri ka qenë gjithmonë futbollist që për ngjyrat e klubit e ka lënë edhe zemrën në fushë, e i tillë do jetë sërish”, ka njoftuar klubi.

Por, përveç tij, siç ka raportuar Llapi.info, edhe Hamdi Namani pritet të rikthehet në klubin llapjan.

 

 

 

 

 

 

 

/llapi.info/