Mos shpallja e vendeve të lira të punës në konkursin për mësimdhënës në Podujevë ka favorizuar fëmijët e dy zyrtarëve komunal. Fjala është për Besim Latifin, djalin e Isuf Latifit, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe Ilir Fazliun, djalin e Fehmi Fazliut, zyrtar në Drejtorinë Komunale të Arsimit(DKA) në Podujevë.

Një gjë e tillë ka penguar opozitën. Flakon Gashi, asambleist nga rradhët e PDK-së, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, ka thënë se Besim Latifi, sekretar në Sh.M.T. “Fan S. Noli” e mbanë pozitën pa bazë ligjore.

“Sekretari i Sh.M.T. “Fan S. Noli”, i cili pa bazë ligjore mbanë pozitën që dy vite në këtë shkollë, duke shkelur ligjin për arsimin parauniversitar neni 21 pika 1 nuk është pjesë e listës së pagave dhe paguhet nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve në vlerë prej 675 euro në muaj”, ka thënë Gashi në mbledhjen e KK.

Besim Latifi ishte pranuar si sekretar në Sh.M.T. “Fan S. Noli” para dy vitesh gjatë kohës së zgjedhje lokale të vitit 2013. Për pozitën e tij nuk kishte fare konkurs publik.

Por, djali i Isuf Latifit nuk është i vetmi që mbanë pozitë të jashtëligjshme nga kjo familje. Pozitë pa konkurs mbanë edhe Ardita Mani-Latifi, gruaja e Besim Latifit, reja e Isuf Latifit.

Ajo punon si mësimdhënësë në lëndë praktikë profesionale në Sh.M.T. më pak se tre vite, njëjtë sikurse që punon Ilir Fazliu, djali i Fehmi Fazliut, i cili po ashtu është mësimdhënës në lëndë praktikë profesionale në këtë shkollë.

“Sipas udhëzimit administrativ nr.05/2015, të dyve është dashur t’u shpallet vendi i lirë i punës, pasi kanë gradën “Bachelor” tre vjeçar dhe kanë më pak se tre vitë përvoj pune. Madje, për këto dy lëndë janë dy djem të diplomuar në gradën “Master” të cilët do të kishin mundësi të fitonin vendin e punës sikur të shpallej konkursi”, ka thënë Gashi për Llapi.info.

Nga ana tjetër, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Maloku, nuk ka dhënë sqarime për këto raste duke thënë se këto punë janë kryer në bazë të konkursit të përgjithshëm.

“Ajo u kry në bazë të konkursit të përgjithshëm të teknikës. I kanë më shumë se tre vite përvoj punë”, ka thënë Maloku.

Por, ndonëse Maloku ka thënë që këto qështje janë kryer në bazë të konkursit, në konkursin e shpallur nga drejtoria e tij, nuk ka pasur vende të shpallura për mësimdhënës të lëndëvë praktikë profesionale në Sh.M.T. “Fan S. Noli”./Llapi.info

New Picture (1)