Klubi nga Podujeva ka zyrtarizuar edhe një transferim, shkruan Llapi.info.

Bëhet fjakë për mesfushorin e ri, Elvir Gashijan. Sipas njoftimit, ai ka nënshkruar me Llapin kontratë dyvjeçare.

Njoftimi i plotë:

Kemi kënaqësin t’iu njoftojmë se kemi arritur marrëveshje 2-vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër me njërin prej mesfushorëve më të talentuar në Kosovë, 16-vjeçarin, Elvir Gashijan.

Gashijan ishte pjesë e KF 2 Korriku, tek i cili ekip ka luajtur për tri kategoritë: Senior, Junior dhe Kadet.
Në prani të Drejtorit të ri Sportiv, Mentor Zhdrellës, Gashijan ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij duke firmosur kontratë profesionale me Llapin.

Ani pse Gashijan ishte i vërshuar nga ofertat e shumta nga ekipet e Superligës sonë dhe atyre nga rajoni, sulmuesi i krahut të djathtë ka pranuar ofertën e klubit tonë si më bindësen për zhvillimin dhe avancimin e tij në karrierë.

Elvir Gashijan ka pasur statistika të jashtëzakonshme me 2 Korrikun në edicionin që sapo lamë pas:
Me ekipin senior: 15 ndeshje, 812′ minuta të luajtura, 3 asistime, 3 penalti të fituara
Me ekipin junior: 11 ndeshje, 815′ minuta të luajtura, 5 gola, 5 asistime
Me ekipin kadet: 9 ndeshje, 731′ minuta të luajtura, 7 gola, 8 asistime.

KF Llapi i dëshiron mirëseardhje yllit tonë të ri si dhe i dëshiron suksese dhe paraqitje sa më të mira për fanellën tonë, ndërsa publiku duhet të pres pak kohë për ta shijuar magjinë e tij në edicionin e ri.