Një numër i madh i llapjanëve kanë dalur nëpër rrugët e qytetit të Podujevës për të festuar fitoren e madhe të kombëtares shqiptare, e cila në ndeshje kundër Armenisë shënoi fitore prej 3 me 0 për të shënuar kështu historinë, kualifikimin e saj në Francë 2016.

Llapi.info përmes videove të dërguara nga një lexues i portalit u sjell disa nga momentet e festës së llapjanëve në rrugën “Zahir Pajaziti”.