Ragip Mustafa, pronar i kompanisë “Beni Dona”, e ka fituar statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës, atë asnjë ushtar i brigadës 151 “Zahir Pajaziti”, nuk e ka takuar me uniformë të UÇK-së.

Madje Mustafa nga fshati Gllamnik i Podujevës pas bombardimeve të NATO-s në Kosovë bashkë me familjen e tij kishte ikur në Maqedoni ku më pas si refugjat lufte ka shkuar në shtetin e Kanadasë, për t’u kthyer pas përfundimit të luftës.

“Gazeta Fjala” dhe portali “ Infokusi”, posedojnë listat e plota me emrat e të gjithë atyre që asnjëherë nuk ishin në luftë e tani kanë fituar statusin e veteranit e invalidit. Këto lista janë përgatitur nga një grup ish- ushtarësh të kësaj zone, të cilët i kanë hyrë verifikimit të listave të publikuara tashmë.

llapi1

Në mesin e atyre në listë është edhe Agron Qerimi, punëtor në PTK, të cilin nuk e njeh askush nga ish- ushtarët, por është futur në listë si invalid i luftës, ngjashëm si vëllezërit Blerim e Azem Sejdiu, të cilët bashkëfshatarët e tyre dhe ish-ushtarët konfirmojnë të mos kenë qenë asnjë ditë në luftë.

Sikur ta janë 92 persona tjerë në Zonën Operative të Llapit, të cilëve komisioni qeveritar për verifikimin e veteranëve ua ka njohur statusin si veteran, invalid ose pjesëmarrës në luftë. Për shumicën e tyre, ushtarët e pakënaqur posedojnë fakte se nuk kanë qenë madje as në Kosovë në kohën kur ka ekzistuar UÇK-ja.

Fajtor për këtë sipas tyre janë ish- komandanti i ZOLL-it, Rrustem Mustafa – Remi dhe Migjen Shala, tani anëtarë të komisionit qeveritar verifikues.

“Krejt këto dallavere me lista i kanë bërë Rrustem Mustafa e Migjen Shala”, thotë njëri nga kryesuesit e komisionit paralel, i cili nuk dëshiron t’i përmendet emri.

Ai thotë se shumë shpejt do të dalin publikisht dhe do ta kundërshtojnë këtë manipulim të listave edhe me veprime të ashpra, pa përjashtuar protestat e dhunshme.

Në listën që posedon “Gazeta Fjala” dhe portali “Infokusi”, të rishikuar nga ky grup ushtarësh janë edhe dy vëllezërit e Rrustem Mustafës – Remi, Bedri e Gani Mustafa. Të dy sipas deklaratave të ish- ushtarëve gjatë kohës së luftës ishin në Gjermani. /Gazeta Fjala – Infokusi/

llapi2

llapi3

llapi4

llapi5

llapi5

llapi7

llapi8

< Raporton gazeta Fjala dhe portali Infokusi