Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar pamjet e lagjes për familjet nevojtare në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi thotë se së shpejti edhe do t’i dhurojnë çelësat e shtëpive për 22 familje llapjane.

Postimi i tij;

Sot kam përcjellur punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugëve në lagjen e re, e cila po ndërtohet për familjet në nevojë në komunën tonë nga bashkëpunimi që kemi me shoqatën”Shqiptarët për shqiptarët”.

Shtëpitë e banimit janë pothuajse të përfunduara, këto ditë është vendosur edhe inventari i brendshëm i tyre, kurse në infrastrukturën rrugore jemi në fazën finale.

Së shpejti edhe do t’i ofrojmë çelësat e shtëpive për 22 familje llapjane, të cilat do të strehohen në këto shtëpi me kushte shumë të mira banimi.