Llapi e ka prezantuar sulmuesi Erijon Konjufcën të enjten. 19-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin llapjan.

Konjufca së fundi ka qenë pjesë e Ramiz Sadikut me ekipin U19. Siç njofton Llapi, ai ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me 17 asistime.

“Hapësira e mjaftueshme për talentet dhe mundësia që u jep trajneri Tahir Batatina atyre e kanë shtyrë edhe Konjufcën që për 4 vitet e ardhshme t’i mbroj ngjyrat e klubit tonë. Njëherësh një tjetër arsye me rëndësi të madhe është edhe pjesëmarrja e Llapit në Ligën U-21, pasi që veç se dihet se garat me këtë ekip nisin në të njëjtën kohë sikurse garat e ekipit të parë. Përveç Ramiz Sadikut, sulmuesi i dy krahëve dhe i qendrës, ka mbrojtur ngjyrat edhe të Besëlidhjes si dhe Ronit 19”, shkruan në njoftimin e Llapit.