Nesër më 15 tetor 2015 në Bruksel do të nënshkruhet Konventa e Kryetarëve të Komunave. Pjesë e nënshkrimit të kësaj konvente do të jetë edhe Komuna e Podujevës.

Podujeva së bashku me Prishtinën dhe Gjilanin janë përzgjedhur në mesin e të gjitha komunave tjera të cilat kanë konkurruar për efiçiencë në energji.

Pranimi i Komunës së Podujevës si anëtare në këtë Konventë do të bëjë që Podujeva të përfitoj donacione për energji dhe transport.

E për tu bërë anëtare e kësaj Konvente, Rasim Fejza, shef i Shërbimeve Publike në Komunën e Podujevës, ka thënë për Llapi.info se Podujeva duhet që deri në vitin 2020 të zvogëloj CO2-shin për 20 për qind.

“Nëse zgjedhet Podujeva në mesin e tri komunave, do të jetë obligative që deri në vitin 2020 të plotësoj kriterin për zvogëlim të CO2-shit 20 për qind. Plotësimi i kritereve që nevoiten do të bëjë që Podujeva të përfitoj donacione për energji dhe transport”, ka thënë Fejza.

Fejza ka treguar se ky projekt financohet nga GIZ-i./Llapi.info