Policia e Kosovës raporton se të dielën në ora 20:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë ka pasur të shtëna me armë zjarri nga një veturë në lëvizje me targa zvicerane. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton Llapi.info.

Sipas raportit të Polcisë së Kosovës, raportohet se dje njësiti policor ka identifikuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar lidhur me të shtënat e datës 11 tetor 2015 në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Policia njofton se të dyshuarit janë intervistuar dhe si dëshmi (prova materiale) janë gjetur dhe konfiskuar tri pushkë automatike AK-47, gjashtë karikatorë, nëntë krehër për fishek dhe 52 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm./Llapi.info