Pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë, Afrim Shabanit është në konflikt interesi. Një gjë të tillë e ka konfirmuar Agjencia Kundër Korrupsionit(AKK) përmes një vendimi të shpallur pak orë më parë në web faqën zyrtare të saj lidhur me pozitën e Afrim Shabanit.

Në vendimin e shpallur nga AKK-ja thuhet që ekziston konflikt interesi dhe kufizim në ushtrimin e funksionit publik për zyrtarin e lartë Afrim Shabani, Këshilltar në Kuvendin Komunal të Podujevës nga rradhët e LDK-së dhe njëkohësisht u.d. i Drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjarë në Podujevë.

Përmes vendimit të saj, AKK-ja kërkon nga institucioni ku Afrim Shabani ushtron funksionin që të filloj procedurën për shkarkimin e tij.

Poashtu, AKK-ja do të kërkoj fillimin e Procedurës për Kundërvajtje nga Gjykata kompetente.

Por, AKK-ja nuk është e vetmja ajo e cila ka theksuar se postet e Afrim Shabanit janë në konflikt interesi, sepse këshilltari komunal nga rradhët e PDK-së, Rafet Llapashtica, në një nga mbledhjet e Kuvendit Komunal pati thënë që Afrim Shabani nuk bënë që në të njëjtën kohë të jetë edhe këshilltar komunal e anëtar i Komitetit të Politikës dhe Financave, dhe u.d. i Drejtorit të QKMF-së, gjë të cilën zyrtarët komunal e kanë mohuar./Llapi.info

Ky është linku ku mund ta shihni vendimin e AKK-së: 
http://akk-ks.org/repository/docs/vendim-ekziston_k.i-_Afrim_Shabani_402185.pdf

New Picture (24) New Picture (25) New Picture (26)