Anëtari i kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi, ka reaguar sësish ndaj situatës së krijuar, duke ripërsëritur qëndrimin se ka ardhur koha kur kolaicioni i madhe PDK-LDK nuk do të jetë i domosdoshëm.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mustafa ka kërkuar normalizim institucional duke thënë se liderët duhet pasur kujdes sepse jo me çdo kusht mund të mbajnë pozitat e dëshiruara, transemton LLapi.info.
Postimi i plotë i Rrustem Mustafës:
“Sfidat institucionale të koalicionit të madh, karshi NORMALIZIMIT TË SHTETIT- me komunikim nën kujdes dhe ndjeshmëri për: Rend, Ligj dhe Edukim..!!
Rritja, zvoglimi apo ndryshimet në kabinetin qeveritar nuk duhet frikësuar askënd, vendit i duhet ecje ndryshe, me dinamik dhe zhvlillim më të përshpejtuar dhe më sfidues.
Nuk guxojmë në asnjë mënyrë të rrezikojm të mirat e arritura deri tani, modelin e suksesit të përbashkët qytetar pozitë dhe opozitë, me mundime të mëdha.
Në bazë të formës së qeverisë, në sistemin parlamentar kryemistri i vendit e ka pushtetin përfundimtar, ai është lideri i pushtetit ekzekutiv dhe ka për obligim të përmirsojë komunikimin ndërinstitucional si dhe atë medial.
Po ofrohet koha kur koalicioni i madh nuk do të jetë domosdo, prandaj liderët duhet pasur kujdes për arsye se jo me çdo kusht munden me qëndru në pozitat e dëshiruara.
Vendit i duhet normalizim institutcional, kjo arrihet me politika e sjellje të qytetëruara dhe komunikim efektiv për të qenë afër prioriteteve në nevojë.
Kemi nevojë për ndjeshmëri të lartë ndaj rendit, ligjit në përgjithësi, të POLITIKËBËSVE në veqanti..!!
Jam i sigurt në zhvillime të mbara duke përparuar ngadal dhe sigurt së bashku me të gjithë që ndihmuan modelin unikat të shtet-bërjes në Kosovë.
E di ska kthim mbrapa..!!” ka shkruar Remi.