Në kufirin mes Serisë dhe Hungarisë është arrestuar Rafet Hoxha nga Komuna e Podujevës, raporton Indeksonline, përcjell Llapi.info.
Indeksonline merr vesh se arrestimi është bërë me datën 14 tetor të këtij viti, derisa Hoxha ishte në kërkim nga INTERPOL-i.
Po ashtu, Indeksonline merr vesh se Rafet Hoxha dyshohet për vrasje në Norvegji dhe disa vite më parë ai kishte ikur nga një burg në Kosovë./Indeksonline/