Ismet Munishi, trajneri i KF. “Hajvalia”, i është kundërpërgjigjur Tahir Batatinës, trajner i KF. “Llapi”, pas deklaratave të tij se përkundër 10 lojtarëve të ashtuquajtur “yje” ,KF. “Hajvalia” nuk ka treguar futboll cilësor ndaj Llapit. Munishi është kundërpërgjigjur duke thënë se super Hajvalia e mposhti Llapin evropian duke i dridhur disa herë shtyllat e tyre.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë ku kemi mundur të shënojmë më shumë se një gol, pasi që disa herë i’a kemi dridhur shtyllat Llapit. Sot super Havjalia evropiane, e mundi Llapin evropian”, ka thënë Ismet Munishi për Gazetaolle.com, përcjell Llapi.info.

Munishi ka shtuar se Llapi e kishte humbur ndeshjen ende pa filluar ajo.

“Me vet faktin se Llapi ka ardhur për të mbrojtur, do të thotë se e kanë humbur ndeshjen ende pa nisur ajo. Mendoj se te Llapi shpejt do të afrohen emra të mëdhenj që i kanë dhënë shumë futbollit llapjan”, ka shtuar Munishi.

KF. “Hajvalia” e mposhti dje Llapin me rezultat 1:0, me golin e Semir Zenelit.

Pas kësaj ndeshje, KF. “Hajvalia” renditet e katërta me 15 pikë, derisa KF. “Llapi” i pesti me 14 pikë./Llapi.info