Llapi ka prezantuar sot edhe një futbollist të ri, shkruan Llapi.info.
Klubi nga Podujeva ka njoftuar se ka arritur të nënshkruaj kontratë njëvjeçare me qendërmbrojtësin Leotrim Bekteshi.
Bekteshi, së fundi luajti për Ballkanin, ku edhe u shpall kampion i Superligës së Kosovës.
Njoftimi i plotë i klubit:
Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë marrëveshjen e arriturr me qendërmbrojtësin, Leotrim Bekteshi.
Në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, qendërmbrojtësi mitrovicas ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi.
“Leo” është futbollist që trofetë janë aty ku është ai.
Bekteshi me Ballkanin është shpallur kampion në sezonin e fundit dhe ka fituar Superkupën. Me Prishtinën ka fituar titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Kosovës, teksa ka qenë edhe në formacionin e vitit me këtë skuadër.
Përvoja dhe stabiliteti i tij në mbrojtje padyshim që do jenë ndihmesë e madhe për ekipin tonë për t’i arritur objektivat që kemi në edicionin e ri.
“Leo” do bashkohet menjëherë me ekipin në përgatitjet parasezonale për edicionin e ri të Superligës që fillon në muajin gusht.