Organizata Ndërkombëtare për Shëndet, Sport dhe Kineziologji (IOHSK) me bazë në Amerikë ka organizuar konferencën e saj të radhës.

Në konferencën e cila do të zgjas 3 ditë me radhë po marrin pjesë edhe të ftuar të tjerë, studentë nga disa vende të botës, profesorë me hulumtime dhe publikime të shumta shkencore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropës dhe Azisë duke prezantuar kështu, hulumtimet e tyre shkencore në fushën e Edukimit Fizik dhe Shkencave Sportive.
Këtu nuk bënë përjashtim vendi ynë, njerëzit tanë!

Eron Hoxha nga Podujeva, student në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit pranë Universitetit të Prishtinës po merr pjesë në Konferencën e gjashtë të IOHSK-së e cila po mbahet në Universitetin Chulalongkorn në Bangkok, Tajlandë duke prezantuar kështu hulumtimin e tij të titulluar: “Futbolli ndryshon menjëherë funksionin e trurit dhe komunikimin tru-muskuj”.

Eroni poashtu, para disa muajve është emëruar si Zv. President në kuadër të Këshillit Ndërkombëtar Studentor nga IOHSK ku bashkëpunon me studentët dhe universitetet e shumta të botës.