KEDS-i ka njoftuar se të marten (1 gusht), disa vende të Podujevës do të kenë mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve, shkruan Llapi.info.

Sipas KEDS-it, në e poshtëshënuara nuk do të ketë rrymë për disa orë.

Njoftimi i plotë:

Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Ballovc (kodi: 14000008) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Surkishi, Lladofci, Sfeqel, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica ,Rakinica dhe Turuqica.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, vendosja dhe premontimi i shtyllave, shtrëngimi i përçuesve.

Nga TS 35/10kV Batllava do të ndërprehet: Dalja 10 [kV] Orllani (kodi: 14015002) prej ores 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2,Orllani, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

 

 

 

/llapi.info/