Llapi ka njoftuar të premten mbrëma se ka kthyer në skuadër mesfushorin Arbnor Ramadani, njofton Llapi.info.

Ramadani deri më tani ka luajtur për Gjilani.

Ai kthehet te Llapi pas një edicioni. Te skuadra e Llapit do ta mbajë fanellën me numrin 10.

Postimi i plote;

Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se mesfushori fantastik, Arbnor Ramadani është rikthyer sërish në shtëpinë llapjane.
“Noli” rikthehet në shtëpi pas vetëm një edicioni të kaluar me skuadrën e SC Gjilanit.

Numri 10 i skuadrës sonë është njëri nga futbollistët më të pëlqyer nga tifozët llapjanë.

Pas përfundimit të kontratës me Gjilanin, drejtuesit e klubit me ngulm kanë kërkuar që Noli të jetë vetëm i yni, andaj edhe kemi nënshkruar kontratë të vlefshme për 2-vitet e ardhshme.

Mëngjesin e sotëm ai së bashku me Drejtorin Sportiv, Mentor Zhdrella kanë udhëtuar drejt Ohrit dhe menjëherë është vënë në dispozicion të shtabit teknik në përgatitjet për edicionin e ri.

Mirëpresim rikthimin e Nolit në shtëpi duke shpresuar se magjia e tij në fushë dhe golat e jashtëzakonshëm që i realizon, do e ndihmojnë ekipin tonë të arrij objektivat.