Prokuroria e Specializuar në Hagë i ka pushuar hetimet ndaj Driton Lajçit.
Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.
Lajçi, sa ishte zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë në divizionin për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale dyshohej për pengim të drejtësisë.
Hetimet ndaj tij zgjatën që nga viti 2019, për të përfunduar zyrtarisht më 2023.
Lajçi ishte intervistuar edhe në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.