Andi Pajaziti i njohur me nofkën “italiani”, i dyshuar për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”, incident ku ishte plagosur edhe vetë ai, është parë sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lidhur me këtë Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, e konfirmoi për Gazetën Insajderi se Pajaziti është dërguar në QKUK për kontroll specialistik.

Gashi tha se kjo është bërë me kërkesë të Njësisë Shëndetësore të Burgut.

“Ju njoftojmë se A.P është i vendosur në BSL, bazuar në kërkesën e Njësisë Shëndetësore të Burgut, i njejti sot është dërguar për kontroll specialistik në QKUK”, ka thënë Gashi.