Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka emëruar Lirie Hotin si Drejtore të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Lirie Hoti ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në nivelin master dhe studimet në Departamentin Gjuhë dhe Letërsi Angleze në nivelin bachelor. Gjithashtu ka përfunduar edhe provimin e Jurispudencës. Liria ka punuar si sekretare e shkollës në “The British School of Kosova” dhe si asistente në Kolegjin AAB.
Kryetari Bulliqi e ka uruar drejtoreshën Hoti për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese e mbarësi në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive, si dhe i ka siguruar mbështetje e bashkëpunim të plotë.
14.09.2023, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim