Sot në shkollat fillore të mesme të ulët “Zahir Pajaziti” në Orllan dhe “Ali Ajeti” në Sfeçël janë inauguruar kabinete muzikore dhe kabinete të teknologjisë. Të realizuara në kuadër të projekit “Kabinet multifunksional” në bashkëpunimit mes Komunës së Podujevës dhe Organizatës IOM.

Kryetari Komunës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, asamblisten Sebastina Vokrri dhe përfaqësuesen e organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Igballe Ymeri e zyrtarë komunal vizituan këto dy shkolla për të parë nga afër realizimin e këtyre kabineteve.

Vlera e totale e projektit është 26.588euro, ku organizata IOM participon me 70% të vlerës, ndërsa Komuna e Podujevës participon me 30% të vlerës.

Kryetari Bulliqi tha se, “Ne vazhdojmë që të kemi prioritet fushën e arsimit, si dhe angazhimi ynë i përditshëm është që shkollave tona t’ju krijojmë mundësi praktike të lëndëve mësimore dhe kushte sa më të mira për mësim”.

20.09.2023, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim