Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas vrasjes të një pjesëtari të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai ka shkruar në Facebook se Serbia “përkdheljet nga Europa i lexon si dritë të gjelbërt për t’u bërë zullum fqinjëve të saj”.

”Ka një shekull e ma shumë që në Serbi përsëritet vazhdimisht një gjë: përkdheljet nga Europa në Serbi i lexojnë si dritë të gjelbërt për t’u bërë zullum fqinjëve të saj. Sot në Veriun e Kosovës po përsëritet kjo histori”.

”Ka një shekull e ma shumë që Ballkani nuk gjenë qetësi, shkaku i një kombi që nuk shërohet dot nga patologjia kolektive e Serbisë së Madhe, ndërsa burokratët idiotë të Brukselit e kërkojnë paqen dhe stabilitetin në përkdheljet e këtij kombi”.

”Kjo është rrugë e gabuar. Terapi e gabuar. Sepse i ligu nuk e njeh gjuhën e mirësisë. I ligu e njeh vetëm gjuhën e forcës. Si në vitin 1999”, ka shkruar Latifi në Facebook.