Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka njoftuar se janë ndarë edhe gjashtë milionë euro për ndërtimin e rrugës Podujevë – Prishtinë.
Në një shkrim në Facebook, Haziri ka dhënë detaje për ndarjen shtesë të buxhetit që ndërtimi i magjistrales të bëhet sa më shpejt dhe mos të ketë implikim buxhetor.
Shkrimi i plotë:
Sikurse ju kemi informuar, nuk ka patur dhe nuk ka asnjë problem aktual dhe as pritet të ketë ndonjë vështirësi buxhetore për ndërtimin e rrugës Podujevë-Prishtinë.
Kemi theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së punimeve me një dinamikë të shtuar, duke garantuar që kompanitë do të kompensohen për punën e tyre pa vonuar 😊.
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për alokimin e shtesës prej 6 milionë eurove për projektin e ndërtimit të kësaj rruge.