Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi që po kërkohen, nën dyshimet për një rast të vjedhjes në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftim thuhet se njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”